Eja nënë! Eja në ëndërrën time sot , o nënë
Eja nënë!
Eja në ëndërrën time sot , o nënë
Këndoma atë ninullën edhe njëjerë…
Dhe pse mbi gardhe, gjethet kanë rënë,
Nga zëri yt, do bleroi e bukur, një pranverë !
Eja sot,në ëndrrën time, se shpirti më rri zgjuar
Të humbasim në tonat përqafime…
E lëndinave të shkojmë, duke vrapuar
Zogjëve t’iu tregoj, sa e bukur nëna ime !
Mos u largo, kur agimi fillon të zbardhë…
Kur ylli polar të shuhet ëmbël, në heshtje !
Mos u tremb, nga zhurma e gjetheve, mbi gardh…
Kur dielli të shkrepi, një të ftohtë buzëqeshje
Eja sot, në ëndrrën time, o Nënë…
Këndoma atë ninullën tënde, edhe njëherë !
Si puthje, vjeshta, gjethe mbi gardh ka vënë…
E zogjtë, do këndojnë për ty, sikur të jetë pranverë !
Anita Hoxha