Ekskluzive/ Është vendosur me 8 qershor 2025 zgjedhje të reja
Përballë bllokadës së zgjatur në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një opsion i mundshëm për zhbllokimin e situatës është dorëzimi i mandateve nga ana e deputetëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
Juristi Blerim Burjani ka thënë, se në mungesë të rrugëdaljeve të tjera, deputetët duhet të dorëzojnë mandatet, ndërsa subjektet politike të deklarojnë se nuk i duan mandatet aktuale. Pas këtij hapi, procedura do të kalonte te Presidentja e vendit, e cila në konsultim me partitë politike do të caktonte datën e zgjedhjeve të reja.
Sipas këtij propozimi, zgjedhjet e reja parlamentare mund të mbahen më 8 qershor 2025.
Ky skenar shihet si një mënyrë për t’i hapur rrugë daljes nga bllokimi aktual politik që po e paralizon funksionimin institucional në Kosovë
DEPUTETËT DUHET T’I DORËZOJNË MANDATET NË KQZ PËR T’U ZHBLOKUAR GJENDJA