Ekskluzive – Luftë speciale kundër LVV-së

Albulena Haxhiu: Arsyeja e vetme që po përmendet ndërlidhet me atë që është figurë përçarëse. Nëse i keni dëgjuar deklarimet e opozitës, thonë se është konfliktuoze. Unë kam qenë diku 11 vjet deputete e opozitës dhe gati 5 vjet ministre e Drejtësisë. Kemi pasur shumë ballafaqime politike, dhe në politikë nuk jemi të na duan opozita, ose ne t’i duam ata…. Jemi ballafaquar me shumë situata të papërshtatshme, mendoj se nuk është arsye. Jemi të bindur që kjo situatë të përfundojë.

Advertisement

TopChannelZonja Haxhiu, një pyetje personale. Pse nuk tërhiqeni? Nuk votohet një herë, dy herë, tri herë, katër herë. Kosova në kaos politik, ligjet nuk votohen. Pse nuk thoni mos më kandidoni mua. Ose zgjedhni dikë që Kosova të vazhdojë normalisht?
Haxhiu: … veprimet tona i kemi ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo i jep të drejtë vetëm partisë me më së shumti mandate që ta bëjë përzgjedhjen, askush nuk ka të drejtë të përcaktojë

 

TopChannelPse nuk i thoni zotëri Kurtit kandidoni dikë tjetër sepse nuk paskam vota?
Haxhiu: Vetëm LV-ja ka të drejtën ta ndryshojë këtë, ose thotë një emër tjetër… LV-ja e ka propozuar emrin e kandidatit, dhe kjo i takon LV-së.

TopChannelPor ju e keni të drejtën të thoni përderisa nuk më votojnë mua nuk më duan apo jo?
Haxhiu: Jam e bindur që kjo po bëhet për inate politike, sepse këdo që do ta vendosnim si emër, në kohën kur kemi ardhur te pika e emrit, unë jam e bindur do të gjenin ndonjë arsye për të mos e votuar. P.sh po të vendosnim Saranda Bogujevcin, do të thonin po e keqpërdorin për një të mbijetuar të luftës.

 

 

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *