Eksplodon Fatmir Limaj: “Opozita në Kosovë drejt humb”
Analisti Baton Haxhiu, duke folur per situaten paszgjedhore ne Kosove, tha se opozita po humb rastin për të ndryshuar kursin e historisë. Sipas tij, e vetmja që po e lexon me saktësi rrjedhën është LVV-ja dhe i vetmi që po reagon si njeri që di të mbijetojë është kreu I NISMA, Fatmir Limaj, të tjerët, si në një dramë të shkruar më parë, po ecin drejt një tjetër humbjeje – këtë herë pa alibi.
Haxhiu tha se “Në politikë, kush nuk di të falë, humbet dy herë: një herë nga inati dhe herën tjetër nga paaftësia për të ndërtuar të ardhmen. Limaj po zgjat dorën mbi plagët e vjetra, jo për ideal, por për mbijetesë. Albin Kurti po e pranon, jo për besim, por për nevojë. Të dy po tregojnë se morali në politikën kosovare nuk është më çështje parimesh, por funksion i frikës dhe shpresës. Opozita që nuk fal, që nuk bashkohet, që nuk ofron alternativë, po dënon veten me mungesë historie. Në këtë lojë, nuk fiton ai që ka të drejtë, por ai që lexon kohën. Dhe koha është kundër të ndarëve.
Krejt në fund, opozita ka pasur në dorë një nga rastet më të rralla historike për të ndryshuar kursin e ngjarjeve – jo thjesht për të larguar LVV-në nga pushteti, por për t’i dhënë vendit frymën e një qeverisjeje të re, të baraspeshuar dhe të ndërtuar mbi dinamikën e mirëqenies, jo të diskursit. Kjo mundësi është flijuar në emër të kokëfortësisë, të individualizmit të sëmurë dhe të mungesës së një vizioni të përbashkët. Dhe në politikë, kur nuk përfiton nga historia, ajo të kthehet në gjyqtar.
Nga ana tjetër, LVV-ja mund të zgjedhë ta thyejë këtë rreth të frikës dhe të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme me llogarinë e një kalkulimi të ftohtë: harresa kolektive ndaj fyerjeve të dikurshme, ku liderët e sotëm i quante “hajvanë”, mund të shndërrohet në një rikthim të pamëshirshëm. AAK dhe NISMA rrezikojnë të mos e kalojnë më pragun. Kosova, kështu, futet në një epokë parlamentare me vetëm tri parti të mëdha – ku LVV-ja, nga pozita e një arrogance të izoluar, kalon në pragmatizmin absolut, e gatshme për të bërë koalicion me cilëndo: me PDK-në për të mbyllur ciklin e kthjelljes, apo me LDK-në për të imituar një ekuilibër moral që vetë e ka rrënuar. Prandaj, Kosova nuk po ecën drejt një zgjedhjeje politike, por drejt një eksperimenti moral. A do të zgjedhë të qeveriset nga ata që dinë të bashkohen, apo të fundoset nga ata që refuzojnë të falin? – ka theksuar ne editorialin e tij te fundit analisti Baton Haxhiu