Ganimetja, Kurti e Dimali po i Rrisin fëmijët në Norvegji e Zvicër dhe shmangin…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër ndaj udhëheqësve shtetëror, duke i akuzuar për hipokrizi dhe tradhti morale.
Ajo kritikoi faktin që Albin Kurti dhe Dimal Basha kanë zgjedhur të rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës, ndërsa qytetarëve u kërkojnë qëndresë dhe besim në një sistem që vetë e shmangin.
”Jetesa në Kosovë është brë e papërballueshme.
Qytetari i zakonshëm nuk po përballon dot më as ushqimet bazë.
Bukë e qumësht, që dikur ishin simboli më i thjeshtë i jetesës, sot janë kthyer në luks për shumicën e familjeve.
Çmimet rriten çdo ditë, pagat stagnuese nuk mjaftojnë, ndërsa shërbimet publike, shkollat, spitalet, transporti, janë në gjendje të mjerueshme.
Të rinjtë po largohen çdo ditë nga vendi, ndërsa shteti hesht përballë problemeve të panumërta. E më e rëndë se varfëria, është përbuzja.
Përbuzja që vjen nga një kastë politike që nuk jeton jetën tonë, por ka guximin të na japë leksione për qëndresë, patriotizëm dhe sakrificë.