Geci zbulon bisedën me Konjufcën: 13 minuta kemi folë
Gani Geci ka dhënë detaje nga biseda e tij me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht diskutimin që kishte me Glauk Konjufcën ku i kërkohej votë për qeverinë e Albin Kurtit.
”Unë u kam thënë a ka Glauk Konjufca punë me mu, a unë me Glaukun. A bënë me të thirrë në telefon? 13 minuta kemi folë”, deklaroi ai ndër tjera.
”Vetëm për me folë me mu dhe familjen time, Albin Kurti duhet të kërkojë falje publike për shkrimin e rrejshëm kundër familjes time. E më pasë ai të vijë në odë e të flasim për këtë çështje”.
”Por, fillimisht ta fshijë shkrimin. Ne kemi shkru një letër zyrtare, me datën 9, është e protokolluar letra, dhe ai nuk është marrë me këtë, dhe kur e ka parë që s’ka numra, ka dërgu sekserë”.
”I kam miq ata njerëz. Unë ua kam cu letrën e bacit Lilë, Glauk Konjufcës dhe u kam thënë me kërku falje publikisht”.
”Ata janë tutë. Janë tranu prej tute- thash e pse po tutni bre burra. U tutshin ja ka incizu, këto sene edhe nuk i lëshoi. Ata po kërkojnë pushtet dhe nuk është fjala për bllokimin e situatës”.
Ai përmendi ndër tjera edhe një kërkesë tjetër që kishte arritur vite më parë nga Lëvizja Vetëvendosje.
”Në vitin 2021, bile atëherë mi kanë pasë ofru dy zëvendësministra dhe dy ambasadorë, dhe vajza ime me u bo shefe e grupit parlamentar e Listës Guxo”.
”Këto sene nuk i lëshoj, këto sene më vyjnë më vonë