Haradinaj: Kurti i rrezikshëm e bllokoi konstituimin e Kuvendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë Kurtit dhe ministrave se nuk mund të ulën në dy karrige.
“Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e kryeministrit apo të ministrit dhe të betohesh si deputet. Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin. Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.