Haradinaj: Kurti po qëndron kundërligjshëm në qeveri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po qëndron kundërligjshëm në krye të qeverisë, meqë po mban dy pozita.

Advertisement

Ai është shprehur megjithatë se qëndrimi i tyre vijon të mbetet, se AAK-ja ka votë për konstituim vetëm nëse ndërrohet emri i kandidatit për kryeparlamentar.

“Kemi bë diçka shumë më shumë sesa zotëri Kurti në të kaluarën. Pra më e rëndësishme për Kurtin është Albulena sesa konstituimi”.

“Unë kam thënë se kemi një qeveri të kundërligjshme. Ai po mban dy pozita, edhe të deputetit edhe të kryeministrit. Kjo është gabim, por…”.

“Ne kemi ofruar propozimin para se me u nominuar Haxhiu. Me kalimin e kohës kjo është blloku. Ne kemi bërë një ofertë dhe i qëndrojmë asaj oferte, sot nëse ndërrohet emri i kandidatit”, ka thënë ai.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *