Irani paralajmëron se do të shënjestrojë bazat e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Francës
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Irani ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar të mos ndihmojë Izraelin të ndalojë sulmet e tij ndaj vendit
Sipas mediave vendase, Irani do të shënjestrojë anijet dhe bazat që i përkasin Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Francës, nëse ato mbrojnë Izraelin kundër dronëve ose raketave iraniane, raporton BBC.
Britania nuk i është përgjigjur ende komenteve, sakaq Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrë pjesë në asnjë veprim ushtarak, përfshirë përpjekjet për të mbrojtur Izraelin kundër këtyre sulmeve.