Ja si tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin
Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda kufijve normalë (nën 120/80 mm Hg), nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
Por nëse vlerat janë shpesh mbi atë diapazon, bëhet fjalë për hipertension, një gjendje që mund të kalojë pa u vënë re, por që rrit seriozisht rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru, demencës, sëmundjes së veshkave dhe problemeve të tjera, shkruan Index.hr
Hipertensioni shpesh nuk ka simptoma, por mund të ndikojë seriozisht në zemër, tru dhe veshka. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të monitorohet rregullisht presioni dhe të mos injorohen shenjat e mundshme. “Është e rëndësishme të mos i injorojmë ato”, paralajmëron Dr. Snehal Smart.
Dhimbje koke të shpeshta
Nëse keni shpesh dhimbje koke, veçanërisht në mëngjes, kjo mund të jetë një arsye për të kontrolluar tensionin e gjakut. Trupi natyrshëm sekreton hormone si adrenalina për t’u aktivizuar në mëngjes, të cilat mund të rrisin tensionin e gjakut, dhe kështu të shkaktojnë një dhimbje koke të shurdhër.
Shikim i turbullt
Presioni i lartë mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut në sy, duke çuar në shikim të turbullt ose të dyfishtë. Është një shenjë e retinopatisë hipertensive, dhe në raste të rënda mund të çojë në humbje të plotë të shikimit.