Kajtazi: Të gjitha krimet e mëdha po na dalin të lidhun me pushtetin

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me lidhjet e pushtetit aktual me krime të rënda dhe struktura të organizuara kriminale.

Advertisement

Sipas tij. çdo herë që zbulohet një krim i madh, gjurmët çojnë drejt lidhjeve me pushtetin.

“Jo të lidhun me drogën, krimet, ku të prekësh një krim që është i madh, i rëndësishëm, po na del i lidhun me pushtetin”, deklaroi Kajtazi.

“Këta njerëz, ky pushtet, neve po na del që është i lidhun në shumë raste me grupet kriminale, me mafian energjetike, me grupe të drogës”, shoti Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

 

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *