“Komandantët” e UÇK-së i frikësohen guas më të votuar në Kosovë
Kurti: Refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim të grave të kësaj partie të mbajtur sot ka folur për dështimin që Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se refuzimi për ta votuar Haxhiun si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme që sfidojnë, shkruan Reporteri,net.
“Lufta kundër kryetarës së GVV-së, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike a partiake, por edhe përballje gjinore. Refuzimi për ta votuar atë si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme të cilat sfidojnë status-quon”.