Kosova, me politikbërës të tillë, po humb besimin edhe te partnerët ndërkombëtarë

Duke pasur parasysh gjendjen e brishtë të sigurisë, përveç miratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe dhënien formale të betimit nga deputetët e legjislaturës vijuese, më 19 prill do duhej zgjedhur kryesia dhe kryetari i Kuvendit, si dhe të votohej edhe për Qeverinë e re, ngase vendit tonë, në gjendjen e paqëndrueshme aktuale, urgjentisht i nevojiten institucione të reja dhe të qëndrueshme qeverisëse.

Advertisement

Përndryshe, tendenca e qëllimshme për mosformimin e institucioneve mund të konsiderohet edhe si një kërcënim për stabilitetin demokratik në Kosovë; ngërç institucional ky që po dëshmon publikisht se sistemi politik i Kosovës ka nevojë urgjente për një reformë të thellë kushtetuese, në mënyrë që përfundimisht të shmangen krizat e tilla të përsëritura, siç po ndodh kohët e fundit.

Me këtë mënyrë sharlatane të sjelljeve nga partitë aspak serioze dhe pa vetëdije të mjaftueshme politike, Kosova po turpërohet botërisht edhe para faktorit ndërkombëtar, i cili e lavdëroi dhe vlerësoi jashtëzakonisht lart votuesin e emancipuar të vendit tonë.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *