Kurti shkruan për pagën mesatare: Rritja më e lartë ndonjëherë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po harron bëjë “lojë me shifra”, për sa i përket pagës mesatare në Kosovë, por po e “harron” inflacionin – sidomos atë të produkte ushqimore, me të cilën po ankohen konsumatorët.
Kurti të hënën shpërndau një postim të ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se paga mesatare për 2024 është 598 euro, duke e quajtur “rritje historike”.
Madje, ai shkoi me larg, duke e cilësuar Qeverinë Kurti “si më miqësoren me bizneset”, në kohën kur shumë biznese po alarmojnë për kolapsim shkak i “daljes së dhunshme në tregun e hapur energjetik”.