Kurti ta fshije postimin e të kërkoi falje”, Gani Geci bën publik komunikimin me Glauk Konjufcën – telefonata kishte zgjatur 13 minuta
Ish-deputeti Gani Geci deklaroi sot se ish-Kryetari i Kuvendit, tani deputet i VV’së, Glauk Konjufca, e kishte telefonuar dhe ia kishte kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Geci, për Qeverinë Kurti.
Telefonata me të shihet se ka zgjatur 13 minuta, teksa më poshtë shihet se Geci i ka dërguar një postim të Kurtit, ku i ka kërkuar që ta fshijë dhe të kërkojë falje për të. Postimi të cilin Geci i kishte kërkuar Konjufcës që ta fshinte Kurti është ai për Abedin Rexhën-Sandokanin, teksa e nënvizuar është pjesa ku Kurti kishte shkruar “Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë”.
“Fillimisht me fshi edhe me kerku falje edhe hajde nod flasim me vllazen”, është mesazhi që i ka dërguar Geci-Konjufcës, që e bëri publik në Debat Plus.