Kushtetuta e parasheh që mandati i deputetit është i pavlefshëm nëse nuk e bëhet betimi

Mimoza Kusari Lila ka thënë se deputetët e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje do të votojnë pro raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve vetëm nëse një gjë e tillë bëhen unanimisht, raporton Rel.

Advertisement

Kjo pasi që ajo tha se nuk dëshiron që partitë e tjera pastaj ta shfrytëzojnë rastin që ta kontestojnë votimin duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk është në peshën tonë për t’u siguruar që ai rapport të kalojë. Kushtetuta e parasheh që mandati i deputetit është i pavlefshëm nëse nuk e bëhen betimin”, tha Kusari-Lila.

Ajo sqaroi se tani kryesuesi i seancës do të kërkojë miratimin e të gjithë deputetëve në sallë për kthimin në zero të procesit, pra të krijohet një komision i ri për verifikim të mandateve dhe pastaj të miratohet raporti në komision e në Kuvend.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *