Kuvendi i bllokuar, Albin Kurti po legalizon varfërinë dhe po kërkon ta thellojë ate
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij, duke e akuzuar për dështime të njëpasnjëshme gjatë mandatit të tij.
Miftaraj përmend shpenzimin e 700 milionë eurove për blerje të energjisë, rritjen e çmimeve, shpërndarjen e pozitave në mënyrë klienteliste dhe dështimin për të funksionalizuar Kuvendin.
Tutje ai e ironizon Kurtin se ka legalizuar varfërinë dhe që po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja vetëm për “pak adrenalinë”, duke theksuar se kjo dhe u kushton qytetarëve miliona euro.
”Po më habit qëndrimi i Albinit.
I “mençur” po, i “shkathët” po, 700 milionë Euro ka ble rrymë në katër vite pushtet, ka nda dhurata/pozita me shumicë nëpër borde, ambasada, ndërmarrje publike, ministri, etj etj.