Lajmi i fundit – Gjykata Kushtetuese i obligon deputetët ta votojnë kryeparlamentarin i cili del nga partia që ka fituar zgjedhjet
Deputeti i VV’së, Hekuran Murati, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta propozonte emrin për kryeparlamentar atëherë do të quhej bllokuese e procesit.
Ai ka shkruar në Facebook se kryeparlamentari i takon partisë së parë, rrjedhimisht shton se kushdo që është zgjedhur deputet është i denjë për një pozitë të tillë
Sipas tij, interpretimi dhe qëndrimi i opozitës, pashmangshëm do ta çonte Kuvendin në një bllokadë tjetër, të patejkalueshme.
Kuvendi i Kosovës nuk po arrin ta zgjedh kreun, LVV ka propozuar Albulena Haxhiun, por opozita e cilëson si “figurë përçarëse”, e Murati i është përgjigjur këtyre deklaratave të opozitës
Posti i Kryetarit të Kuvendit i takon partisë fituese, kështu e thotë Kushtetuta, dhe kjo tashmë është qartësuar edhe me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, që thotë se të gjithë deputetët e kanë për obligim të votojnë.
Kushtetuta e kërkon që në postin e Kryetarit dhe Nënkryetarëve mund të zgjedhen vetëm personat që janë bërë deputetë, pra nuk mund të zgjedhet dikush që nuk është bërë .