Luta: Albin Kurti nuk e mbështeti Adem Demaçin për president

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës ishin pajtuar dhe kishin mbledhur votat që ish-veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, të bëhet president, por që nuk ishte mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje e kreu i saj, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Advertisement

Haziri tha se Demaçi ishte refuzuar në “mënyrën më të ftohtë e mizore të mundshme”.

“Ai nuk ka pranu me mbështet Adem Demaçin për president në vitin 2005, kur edhe LDK’ja, edhe PDK’ja ia kanë dhanë votën. Z. Adem Demaçi ne ia kemi mbledh votat, ka dëshmitarë të gjallë, që mundesh me konfirmu. .

Ne i kemi thanë baci Adem, Kosova ka nevojë për një president, i cili në këtë fazë mundet me ndihmu, por mbi të gjitha na dojmë me respektu dhe me falenderu 2 milionë jetë, për rezistencën që e ke bo. Edhe kemi thanë, nëse duhet edhe Vetëvendosja me të mbështet sepse nuk i mbërrijmë krejt votat vetë.

Edhe u shku në tavolinë ua ka lypë, edhe i kanë thanë në mënyrën ma të ftohtë dhe më mizore të mundshme, “JO” nuk ta japim votën për president..

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *