M.Haradinaj/ Paralajmërim i frikshëm dy skenare të këqija për Kosovën
Meliza Haradinaj ka analizuar dështimin e pestë në Kuvendin e Kosovës. Ish-kryediplomatja ka parashikuar dy skenare të këqija për Kosovën.
“Edhe po t’ia votojë opozita sot Vetëvendosjes kandidaten për kryeparlamentare pa marrëveshje politike, votat për qeveri NUK janë!
Me gjithë respektin, por kryesuesi i rastësishëm z. Dehari NUK mund t’ia bëjë as konsultimet e as votat e shumicës Kurtit. Kjo përgjegjësi i takon ekskluzivisht atij.
Kokëfortësia e tij për të mos ia zgjatë dorën e bashkëpunimit politik partive të mëdha (PDK-së ose sërish LDK-së), do ta shpjerë vendin në zgjedhje të reja, ose do të paguajë “shtrenjtë” koalicionin me partitë e vogla e komunitetet.
Të dy skenarët i bëjnë keq Kosovës” shkruan Haradinaj në reagim