Mafia e Veriut dhe qeveritarët Mafioz të Kosovës– Zvonko, gruaja dhe vëllai i tij ishin në listën e pagave të Telekomit të Kosovës
Zvonko Veselinoviq e Milan Radojçiq me dekada kanë qenë dhe janë ende njerëzit që e interpretojnë ligjin në pjesën veriore të Kosoves, derisa institucionet kosovare kanë pasur dhe ende kanë rol dytësor në zonen e veriut, te kontrolluar nga dyshja serbe.
Mekanizmat shtetëror kanë funksionuar atje vetem me bekimin e dyshes: Zvonko e Millan.
Një prej rasteve ku shteti i Kosoves i është nënshtruar dyshes, përkatësisht Zvonko Veselinoviçit është ai i Telekomit të Kosovës.
Institucionit të Telekomunikimit i është dashur vendosja e anëtarëve në pjesën veriore të Kosoves, por nuk ka mund ta bëjë këtë. Kërkesa e Telekomit është jetësuar vetëm pasi i janë plotësuar disa kërkesa mafiozit Veselinoviq, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai dyshohet se është personi që ka demoluar shumë antena të Telekomit e IPKO-së, të cilat janë vendosur në veri pa miratimin e tij.