“Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë”!

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha sot amerikanëve në një postom në Truth Social se nuk do te jetë e lehtë përballja me rreziqet e inflacionit pasi tarifat shtesë prej 10% që ai vendosi në pjesën më të madhe të importeve të SHBA nga pothuajse e gjithë bota hynë në fuqi. Sipas Trump ky është një revolucion ekonomik dhe se do të fitojnë. Ai më tej shkroi që amerikanët duhet të mabhen fort pasi nuk do të jetë e lehtë teksa premtoi se rezultati përfundimtar do të jetë historik.

Advertisement

Tarifat e reja të Trump kanë tronditur ekonominë globale dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm në Wall Street, 6 trilion dollarë humbën në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të tregut të Doë Jones. Presidenti i Bankës Federale të SHBA-së (Fed) Jerome Poëell prezantoi perspektivat e ekonomisë amerikane pas tarifave të reja dhe efektet e tyre ekonomike përfshijnë inflacion më të lartë, rritje më të ngadaltë dhe rritje të papunësisë.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *