Me veprimet diletante në Kuvendin e Kosovës po e gëzojmë Serbinë armike
E fituam lirinë dhe shtetin, po shtrohet pyetja logjike se sa po i mbrojmë ?Nuk po i mbrojmë e lëre më ti kultivojmë këto vlera.Nuk është duke u kuptuan rëndësia e shtetit të dytë të shqiptarëve në Ballkan.Me ndihmen e miqëve tanë të botës se përparuar dhe më luftën tonë çlirimtare arritëm ta realizojmë ëndrrën tonë shekullore, të kemi shtetin më ri në Evropë.Kjo ëndërr u realizua më shumë mund dhe sakrifica nga bijtë dhe bijat më të mirë të kombit.Kjo histori sikur u harrua.Sikur disa politikanë nuk marrin vesh asgjë nga historia jonë e lavdishme.
As që po ju intereson duket, se i kan qitur interesat përsonale para interesit të shtetit dhe të popullit.Çdo njësi historike do të ishte e dobishme për kategorinë e politikës tonë.Nuk po dëshirohet të kuptohet historia dhe burimet e saja .Kështu siq pamë që po veprohet që dy herë radhazi në Kuvendin e Kosovës, është përkufizim i harresës së qëllimshme për të mbetur jashtë përspektivës kombëtare.Mos gjetja e gjuhës së përbashkët, injoranca dhe mos përgjegjësia politike po e fusnin Kosovën nepër rrugët qorre.