Memli nuk është në ngjarje po thotë se Kutti nuk mundë ta formojë qeverinë pa listën serbe

Veprim i zgjuar i Vetëvendojes të provoj një partneritet me Partinë Demokratike sepse nuk e ka provuar asnjëherë. Është partia e dytë më e madhe dhe rrjedhimisht do të krijonte një stabilitet në qeverisje, do ta zgjidhte edhe çështjen e presidentit, sepse këto dy parti së bashku bëjnë më shumë se 72 deputet, do të ishte veprim i zgjuar, por duhet pasur kujdes edhe termat mbi të cilët negocohet bashkëpunimi”, ka thënë për RTK-në Dritëro Arifi, njohës i proceseve politike.

Advertisement

E një tjetër njohës konsideron se PDK-ja është treguar konstruktive edhe në situata të tjera, kur ka bëhej fjalë për krijimin e institucioneve të reja në vend.“Këtë konstuktivitetin ndër partitë politike në vend, më së miri e dëshmon Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se e shohim të kaluarën, që nuk ka qenë pengesë për PDK-në që të jap edhe pozitën e kryeministrit, prandaj është jo vështirë e mendueshme që diçka e tillë të bëhet edhe me LVV-në”, ka thënë Shkodran Rexhaj, njohësi i proceseve politike

Mundësinë për t’i dërguar një ftesë për takim PDK-së ose AAK-së e la të hapur këtë javë, zyrtarja e Vetëvendosjes, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Edhe numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri me dije se qeveria e re nuk mund të formohet pa bërë koalicion me ndonjërën prej partive opozitare, megjithatë qoftë PDK-ja, qoftë AAK-ja janë deklaruar të gatshme për një koalicion me parti të tjera opozitare, por jo edhe për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *