Mos vallë pas Zelenskyt dhe Ukrainës e ka rradhën Albin Kurti dhe Kosova?
Sipas gjykimit tim takimi Trump-JD Vance-Zelensky më 28.02.2025 në Uashington, i përcjellë live, kur mund të zhvillohej pa praninë e kamerave e të mikrofonëve, me atë që u pa dhe dëgjua, ishte manifestim i prepotencës dhe arrogancës prej përfaqësuesve të një superfuqie ndaj presidentit të një vendi më të vogël e në gjendje kritike! Mund të interpretohet dhe mendohet edhe si një leksion ndaj të gjithë vendeve të tjerë, sidomos atyre më të mëdha në BE e më të vegjëlve, mes të cilëve janë edhe Shqipëria e Kosova. Jo për vetëmburrje, por për objektivitet e saktësi, unë jam shprehur me kohë, bile qysh më tetor 2016 në një opinion të botuar në “GAZETA SHQIPTARE”, para se Donald Trump të fitonte mandatin e parë: ai do të jetë i suksesshëm dhe i mirë vetëm për AMERIKËN, Izraelin dhe për…Rusinë!
Këtë bindje e kam rishprehur edhe në fillim nëntor 2024! Në mendje e disa edhe publikisht kam shtruar edhe pyetjet:
Përse Trump luajti në mandatin e parë dhe po luan kaq hapur në favor të Rusisë edhe në javët e para të mandatit të dytë? Përse e trajtoi si shërbëtor Zelenskyn dhe lumturoi jo vetëm Putinin e Medvedevin, por edhe Lukashenkon,