NarkoBossi i afërt me Kurtin e Sveçlën, është rrezik për shoqërinë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi njëri nga të arrestuarit për drogë sot në Prishtinë, Shemsi Bahtiri doli të jetë i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Advertisement

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “lëvizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del që njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë”.

“Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kjo është rrezik për shoqërinë. Marri e papërshkrueshme”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës kanë zhvilluar sot njërin prej aksioneve më të mëdhenj, duke goditur rëndë një grup të organizuar kriminal.

Shuma milionëshe të ‘ngrira’ e qindra vetura të sekuestruara janë vetëm disa nga sukseset e numërta të këtij aksioni.

I kodur me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e bosit të këtij grupi, Shemsi Bahtiri.

Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën.

Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e paandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *