Në ditën kur u mor në pyetje, Kurti ia vlerëson punën Pecit thotë se ka “qeverisur mirë dhe suksesshëm”

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025.

Advertisement

Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton Peci u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale, Kurti ka gjetur të flas për Pecin duke thëne se “ka qeverisur mirë dhe suksesshëm”.

Panairi AGROKOS & Agroturizëm 2025 – një ngjarje e përvitshme ku përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë. E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka shkruar edhe për rezultatet në bujqësi duke pretenduar se ky sektor ka pasur sukses

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *