Në Kosovë do të ketë së shpejti zgjedhje, sepse zgjedhjet e fundit i kanë ”mbetur të gjithëve në fyt”.
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se në Kosovë do të ketë së shpejti zgjedhje, sepse zgjedhjet e fundit i kanë ”mbetur të gjithëve në fyt”.
Peci tha se opozita ka bërë mirë që nuk e ka votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit
”Këto zgjedhje i kanë mbetur gjithkujt në fyt, sepse nuk ka fitues të qartë. VV i ka mbyllur të gjitha dyert. I ka mbyllur vetë me qëllim. Nuk e di pse i thërrasin në takime me bisedu me ta. Mendoj që Abdixhiku ka bërë shumë mirë që s’ka shkuar në takim”, tha Peci, për RTV21.
Peci tutje shtoi se ”me zgjedhje të reja shumë më tepër e ka në dorë VV sesa opozita”.
Ai tutje tha se do të ishte votuar Qeveria do të kishim një Qeveri të ngjashme me Qeverinë Hoti
Opozita ka bërë shumë mirë që nuk e ka votuar raportin, më vjen mirë që edhe opozita e deri tashme si ka pasur votat. Edhe nëse kishim ardhur deri te votimi i Qeverisë, ajo Qeveri do të kishte përfunduar si Qeveri e
ngjashme me Qeverinë Hoti ne kishim pasur edhe një problem tjetër na kish ra Qeveria”, tha Peci