Nëse sot nuk votohet kryeparlamentari, atëhere s’ka kuptim të shkohet në kuvend

 

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se mungesa e një marrëveshjeje politike po pengon jo vetëm zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por edhe hapjen e rrugës për formimin e Qeverisë.

Advertisement

 

“Për mua është shumë me rëndësi me u formu Kuvendi, me u formu kryesia e Kuvendit, për shkak se sa më parë formohet Kuvendi, rrjedhin afatet për formimin e Qeverisë,” ka deklaruar Berisha

 

Ai ka kritikuar mungesën e progresit në takimet ndërmjet partive politike, duke theksuar se pavarësisht diskutimeve të shumta, nuk po arrihet asnjë rezultat konkret.

 

“Unë jam për një marrëveshje mes partive politike dhe kjo nuk po ndodhë. Po shkojmë nga takimi në takim dhe nuk ka asnjë ndryshim,” tha ai

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *