Nuk e besojmë këtë version të ngjarjes…

Shfrytëzim Isufi tha se familja i beson organeve të hetuesisë për zbardhjen e rastit të vdekjes së vëllait të tij, disejnatorit Festim Isufi, i cili vdiq të premten e 9 majit në banesën e tij në Prishtinë.

Advertisement

Në një deklarim për Klan Kosova të hënën, vëllai i Festim Isufit tha se familja nuk e fajëson bashkëshorten e të ndjerit, Rina Malokun, për ngjarjen.

Rina, është pjesë e familjes tonë. Ajo është zyrtarisht ende gruaja e Festimit. Përderisa nuk ka diçka konkrete, ajo ka për të mbetur gjithmonë ashtu”, tha ai, duke i heshtur spekulimet se familja Isufi e ka lënë fajtore bashkëshorten e të ndjerit për ngjarjen e 9 majit.

“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuoria dhe besoj që shumë shpejt del rezultati”, tha vëllai i Festim Isufi

Tutje, ai shtoi se Rina Maloku e di të vërtetën dhe se beson që atë e ka treguar në Prokurori.

“Na kemi pas komunikim, nuk e dimë sen çka u bo, Rina besoj e di të vërtetën edhe ka fol me prokurorinë”, u shpreh ai.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *