Seksi oral rritë 10 herë rrezikun nga kanceri
Personat që kanë pasur seks oral me gjashtë ose më shumë partnerë gjatë jetës janë pothuajse 10 herë më të rrezikuar nga zhvillimi i kancerit të fytit, ka paralajmëruar një mjek.
Dr. Hisham Mehanna, një ekspert në fushën e kancerit në Universitetin e Birminghamit, tha se shtatë nga dhjetë raste të kancerit të fytit shkaktohen nga virusi HPV (papiloma humane).
Ky virus normalisht i padëmshëm përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe është lidhur me ndryshime qelizore që mund të çojnë në kancer.
Duke shkruar për “The Conversation”, Dr. Mehanna deklaroi:
“Gjatë dy dekadave të fundit ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve me kancer të fytit në Perëndim, aq sa disa e kanë quajtur epidemi. Kjo ka ardhur për shkak të një rritjeje të madhe të një lloj të caktuar kanceri të fytit të quajtur kancer orofaringeal”, tha ajo – transmeton GazetaExpress.
Ky është tipi më i zakonshëm i kancerit të fytit, që shfaqet në bajame dhe pjesën e pasme të fytit.
Mjekët konsiderojnë infeksionin me HPV si faktorin më të madh të rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundjeje – më i madh se pirja e duhanit, alkooli apo dieta jo e shëndetshme.