Pamje “Xhehenemi” pas sulmeve të Iranit në Israel
Tel Aviv – Ministri izraelit i Mbrojtjes ka deklaruar se Irani ka lëshuar gjithsej 150 raketa drejt qytetit të Tel Avivit, në tre periudha të ndryshme kohore. Sipas tij, sistemi mbrojtës ajror nuk ka arritur të ndalojë të gjitha raketat.
“Pavarësisht përpjekjeve tona dhe teknologjisë së avancuar të mbrojtjes ajrore, nuk arritëm të shkatërrojmë të gjitha raketat e lëshuara nga Irani,” u shpreh ministri izraelit i Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp
.
Sulmi vjen mes tensioneve të rritura mes dy vendeve dhe rrezikon të përshkallëzojë më tej konfliktin në rajon. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane për këto pretendime.
Ende nuk është bërë e ditur shkalla e dëmeve apo numri i viktimave të mundshme nga ky sulm.