PDK, LDK, AAK janë zëri i SERBIS në parlamentin e Kosovës

Në një zhvillim tronditës dhe të dhimbshëm për secilin qytetar që e do këtë vend të vjedhur për 25 vjet rresht, sot po përjetojmë një nga momentet më dramatike të historisë sonë.

Advertisement

Mediat serbe, të njohura për propagandë kundër Kosovës, kanë gjetur aleatët e tyre më të vlefshëm jo nëpër korridoret e pushtetit në Beograd, por në mesin e vetë opozitës shqiptare në Prishtinë.

Sot një gazetë serbe shkruan:

“Partitë opozitare, të cilat kishin thënë se nuk do të hynin në koalicion me partinë e tij, pjesërisht e fajësojnë Kurtin për përshkallëzimin e tensioneve në veri të vendit me popullatë kryesisht serbe, gjë që ka përkeqësuar shanset e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe ka shtyrë bllokun që t’i vendosë Kosovës sanksione.”

Është trishtuese. Është tmerruese të shohësh sesi fjalët që prodhohen nga mediat shqipe dhe opozita e Prishtinës, me qëllim përfitimi të ngushtë politik, shndërrohen në municion kundër vetë Kosovës në Beogradin e moçëm.

Në vend që të mbronin shtetin, ‘opozita jonë’ ka zgjedhur ta dëmtojë atë. Në vend që të mbanin barrën e përgjegjësisë kombëtare, ata kanë marrë rolin e denigruesve më të mëdhenj të qeverisë dhe vetë Republikës së Kosovës.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *