Përmbajtja skandaloze e fotos në telefonin e deputetes së VV-së: Sulmohet Hashim Thaçi, mbrohet Specialja e Jack Smith
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, është parë sot teksa ia tregon kolegut të vet nga Vetëvendosje një fotografi që duket se ajo e mban me qejf në telefonin e saj, përmbajtja e së cilës është skandaloze.
Kamera e lajmi.net ka kapur momentin kur Matoshi nga telefoni i saj shfaq një fotografi që e ka të ruajtur në albumin e fotografive personale, e cila ka përmbajtje tendencioze ndaj gazetarëve, ish-presidentit Thaçi si dhe mbrojtëse ndaj Gjykatës Speciale, ish-kryeprokurorit Jack Smith dhe Faik Imerit, personi që u zbulua se shfaqej si agjent i CIA-s për të rekrutuar dëshmitarë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Fotografia më poshtë, është fotografia origjinale në fjalë, e cila duket se po shpërndahet me të madhe nga akterë të VV-së.