Personi që më së shumti e urrej është Nëna ime…
E urrej nënën time!”. Si adoleshent, ndoshta e ke thënë shpesh këtë frazë sa herë që nuk merrje atë që doje. Por tani je një i rritur në çdo kuptim të fjalës, dhe ti ende mban brenda vetes atë ndjenjë të mllefit. Pra, çfarë të bësh kur e urren nënën tënde…
Së pari – hiqe ndjenjën e fajit. Nëse je një i rritur funksional, përgjegjës dhe i sinqertë, atëherë ndjenja e zemërimit ndaj nënës tënde duhet të ketë një arsye. Një gjë është ta thuash me zë të ulët “E urrej nënën time” sepse nuk të lejon të shkosh në një koncert natën apo të lidhesh me një basist më të madh në moshë – dhe një gjë tjetër është të ndihesh thellësisht i/e lënduar dhe plot urrejtje ndaj saj në mes të të 20-ave apo edhe në fund të të 30-ave.
Megjithatë, disa prej nesh e mbajnë këtë zemërim ose urrejtje ndaj nënës edhe në moshë të rritur – madje edhe kur vetë jemi bërë prindër. Dhe kjo nuk është një urrejtje pa bazë; ka arsye të forta për këtë ndjenjë. Pra, nuk je i/e vetme. Por kjo nuk e bën më të lehtë situatën, apo jo?
http://revistapsikologji.com/