Por nje ditë të dashurës zemra i pushoi, dhe vdekja e saj të dashurin e helmoi.

-Ne keto flete te bardha,qe une kam per te shkruar,
dua t’ju tregoj nje histori te trishtuar.

Advertisement

Diku ne nje fshat, shume kohe me pare,
jetonin nje cift qe duheshin si te marre.

Te gjithe i shihnin dhe i kishin zili,
shume te pasur s’ishin por kishin lumturi.

Dhe ashtu te lumtur ne moshen e rinise,
ben dhe dy femije si frut i dashurise.

Punuan e u munduan se shume deshironin,
qe femijet e tyre ne jete ti shkollonin.

Nuk pyesnin per lodhje,punonin naten,diten,
dhe gjakun e tyre per ata e shiten.

Dhe Zoti i ndihmoi shume ata te gjore,
vajza u be inxhiniere dhe djali doktore.

Djali u martua u be edhe baba,
shkoi te jetonte atje larg ne Kanada,

Vajza pati nje fat, ashtu sic Zoti desh,
mori burre te pasur e jetonte si princesh.

Cifti mbeti vetem por s’ndjenin merzi,
se vec lumturia e femijve per ta kishte rendesi.

Kishin njeri-tjetrin qe e ngushellonin,
dhe cdo gje qe kishin bashke e kalonin.

Por nje dite zonjes zemra i pushoi,
dhe vdekja e saj plakun e helmoi.

I gjori plak shume qau por prap u permbajt,
-kam dy femije, – tha, – s’do mbetem fillikat.

-Me mendjen e qete,djalin telefonoi,
-bir te vij aty qe me ju te jetoj?

-Baba, – i tha djali, – te them qe s’rrojme mire eshte gje e kote,
por kam shume shpenzime e ty nuk te mbaj dot.

Plaku s’u merzit se prape kishte shprese,
do ti them vajzes,i vetem nuk do mbese.

-Shtepine te madhe e kam vertet,
-por asnje cep bosh nuk me ka mbet.

-I tha vajza te atit dhe shume shkurte ia preu,
dhe baba te mjerit zemren shume ia theu.

Plaku u helmua e shpirti si duroi
dhe nga ky zhgenjim zemra i pushoi.

Thone se te vdekur e gjeten plakun e gjore,
me fotografine e femijeve, shtrenguar ne dore.

Thone se femijve qysh nga ai moment
pasuria e tyre u mori tatepjete.

Ndoshta e trishtuar kjo historia ime,
por cdo gje e jetuar per ne mbeten mesime.

Themi se kjo bote ka nje rrote te madhe
ndaj per te gjithe mbetet vec nje portokalle.

-Valentina Shabani-

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *