Pse nuk janë për t’u dhimbsur Hashimi, Kadriu, Ramushi, Fatmiri, Xhaviti dhe Samiu?

Lotët e nënave shqiptare nuk kanë nevojë për spektakël. Ato nuk dalin në konferenca për shtyp, nuk ulen në karrige luksoze, nuk bëjnë deklarata patriotike me stilolapsa “Montblanc” në dorë. Lotët e tyre kanë rënë mbi dhe të ftohtë, mbi gurë varresh të zbrazët, mbi pragje shtëpish që nuk panë kurrë më djemtë e kthyer nga lufta.

Ata që kanë parë me sytë e tyre kufoma të djegura, shtëpi të rrënuara dhe foshnja të ngrira nga uria, e dinë mirë se çfarë është dhimbja. Dhe pikërisht ata nuk kanë pse të ndjehen keq sot për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Xhavit Halitin apo Sami Lushtakun.

Sepse këta njerëz nuk ishin viktima. Ata nuk ishin të përvuajtur. Ata nuk ishin të përndjekur. Përkundrazi – ata ishin përfituesit më të mëdhenj të gjakut dhe sakrificës së popullit.

Ata që e kthyen luftën në monopol politik.

Ata që e kthyen shtetin në pronë private.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *