Që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit, këtë s’e kam imagjinuar kurrë!
Aktori dhe poeti Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj etiketimit të kundërshtarëve politikë si agjentë të Serbisë apo Rusisë, duke shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj një mentaliteti që, sipas tij, nuk ka ndryshuar shumë nga koha e komunizmit. Në një postim të tij në Facebook, ai shtron pyetjen nëse është mëkat të ndihesh shqiptar dhe të mos mbash flamurin e asnjë partie
E kam kuptuar atë botë, ku edhe frymëmarrja duhej të ishte ideologjike. Ku edhe loti duhej të dilte sipas vijës së partisë. Ku nuk i shkruaje dot një poezi gruas pa i rënë rreth e rrotull “udhëheqësit të ndritur”. – E kam kuptuar një sistem ku vlonin spiunët si krimbat, ku s’guxoje të pështurrje qosheve të qytetit pa kqyrur tri herë mbrapa — mos ndoshta është ndalur ndonjë spiun te ndonjë pemë
E kam kuptuar një sistem të çmendur, ku nuk guxoje të bëje dashuri me gruan para fotografisë së Enverit që dridhej varur në mur. Kur i çkyje gjunjët për të sjellë në jetë dhjetë fëmijë e për ta bërë Titon kumbar, kur nuk guxoje t’i shkruaje vargjet e zemrës për “lulen lule” apo “kaçen kaçë”…