Qëndrimi i Kurtit në postin e kryeministrit konsiderohet shkelje kushtetuese
Për katër herë radhazi deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në seancë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ulëset e rezervuara për ekzekutivin çdo herë ishin bosh.
Por, bosh nuk mbeti Zyra e Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës, meqë Albin Kurti vazhdon ta ushtrojë postin e kryeministrit ani se një gjë e tillë nuk lejohet as me Kushtetutën e Kosovës.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Kryeministrit, të cilët janë arsyetuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të nxjerrë kur kryeministër ishte Avdullah Hoti.
“Kryeministri Kurti, bashkë me tërë kabinetin e tij qeveritar, është në dorëheqje që nga data 23 mars 2025, kur ka kaluar mandati i Kuvendit, e rrjedhimisht edhe i Qeverisë. Nga kjo datë tutje, Qeveria është në dorëheqje dhe vepron sipas kufizimeve të parapara në nenin 31 të Ligjit për Qeverinë. Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Hoti, kryeministri dhe kabineti aktual qeveritar mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga legjislatura e 9-të, duke siguruar kështu vazhdimësi institucionale dhe repektim të parimeve kushtetuese”, ka thënë zëdhënis i Qeevrisë, Përparim Kryeziu