Radoiçiqin e shporrëm prej Kosove, do t’i çrrënjosim edhe mbetjet e tij

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se kryeterroristi Milan Radoiçiq ka paguar njerëz për të ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Advertisement

Konjufca thotë se ka veprimtari të disa personave që e konsiderojnë vetën struktura, e të cilat janë nënkontrollin e Radoiçiqit.

Deklaratat e kryeministrit janë të bazuara kryesisht në informata të sakta të institucioneve tona të sigurisë, ato janë të vërteta dhe të sakta. Një konstatim i tillë nuk mund të bëhet pabazë. Një konstatim i tillë bëhet vetëm kur është informacioni i saktë i veprimtarisë së personave, të cilët ende paguhen nga Radoiçiqi, ende e konsiderojnë vetveten struktura, të cilat janë drejtpërdrejtë nën kontrollin e Radoiçiqit edhe pastaj ata është konstatuar prej institucioneve tona që e kanë informacionin e saktë që kanë pasur shumë veprimtari aktive gjatë zgjedhjeve”, tha ai në një intervistë për Tëvë1.

Konjufca dha detaje se si strukturat ilegale serbe i kanë realizuan ndërhyrjet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Gjatë zgjedhjeve kanë pasur veprimtari të llojit të blerjes së votave, edhe këto që ndodhen si lloj sulmesh dhe përdorim i metodave që janë tipike terroriste, siç ishte edhe sulmi në Zveçan.

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *