Ramiz Lladrovci voton në Shqipëri: Kandidati që votova është Edi Rama

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në votimet e sotme në Shqipëri.

Advertisement

Ai shprehur mbështetje për një kandidat që sipas tij ka qenë dhe duhet të mbetet zë i çështjes kombëtare në Kuvend.

“Erdhëm dhe votuam. Pres që kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë,” ka shkruar Lladrovci në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se si deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutivë të shtetit kanë përgjegjësi të qartë ndaj interesave të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë.

“Deputetët, ashtu edhe drejtuesit ekzekutivë të shtetit, e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë,” theksoi ai.

Lladrovci rikujtoi lidhjen shpirtërore dhe detyrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë ndaj vendit amë.

“Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!” deklaroi ai. /Telegrafi/

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *