Rrahje ne QKUK – Luftë kemi qenë të rrezikuar ka shkruar mjeku kujdestar
Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në Qendrën Emergjente. Njëri i therur në shpinë e tjetri i lënduar në kokë nga mjetet e forta, iu nënshtruan trajtimit mjekësor.
Rasti nuk përfundoi me kaq. Brenda objektit të Emergjencës pati përleshje mes disa personave, “miq të viktimave”.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.
“Kemi qenë të rrezikuar edhe pacientët e tjerë edhe ne si staf. Ka shkuar luftë brenda mes tyre. Nuk më kujtohet saktë se si është zhvilluar rasti, por mezi kemi shpëtuar”.
“E kemi thirrur policinë dhe sigurimin menjëherë të cilët kanë intervenuar në rast, dhe e kanë vënë nën kontroll. Ne shpesh në këso raste ndihemi të rrezikuar dhe e kemi të pamundur ta zhvillojmë punën tonë. Uroj dhe bëj apel që raste të tilla të mos përsëriten më”, ka thënë ai për “Klan Kosova”.
Më tutje, mjeku kujdestar ka thënë se të lënduarit janë pranuar për trajtim në Kirugjinë Torakale.
“Personat e lënduar mund të them se janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bajgora