Rrena e madhe e Vetëvendosjes: Unifikimi i çmimeve të barnave?

Ligji për Çmimet e Barnave parasheh unifikimin e çmimeve të barnave nëpër barnatoret kudo në Kosovë, por edhe nëpër vendet fqinje.

Advertisement

Këto çmime u unifikuan dhe u sollën nëpërmjet Listës për çmimin e barnave, për të cilën Ministri Arben Vitia dha vendim që të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt, 2025.

Për këtë ligj u ‘rrah gjoks’ se e kompletuan dhe e futën në funksion për herë të parë në Kosovë, e po ashtu e quajtën ligj të drejtë, për qytetarët e në të mirë të tyre.

Por, ankesa e mospajtime të shumta pati nga farmacistë e distributorë të cilët akuzuan ministrin Vitia se një procesi të tillë do duhej t’i jepej më shumë hapësirë.

Vendimi u mor e zbatimi do duhej të vazhdonte, ashtu siç Ministri kishtë thënë.

Dy muaj pas këtij vendimi, sa po zbatohet dhe nëpër çka po kalojnë qytetarët hallexhinjë?

 

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *