Satirë – Dudiçka në këmbim të votës, po e kërkon postin e presidentes!

Më ka ardhur dita, mendoi me vete. Njëherë vjen vera kah dera, e kishte kujtuar proverbin popullor. Do të jem e verbër, nëse nuk e shfrytëzoi këtë rast. 24 seanca, 24 dështime. Çmimi vetëm sa vjen, duke u rritur. Më propozuan ta këmbeja votën, me postin e profesoreshës në Maqedoni. Kisha edhe benificione të llojeve të ndryshme, për të cilat nuk dua të deklarohem

Advertisement

Në fund kur zgjidhjes nuk po i shihet fundi fillova të mendoj me kokën time, personalisht për veten. Pse nuk parashtroi kushte, dhe nuk paraqes kërkesa, sipas aftësisë sime. Kam ushtruar funksione të ndryshme në hierarkinë shtetërore të Kosovës, gjithnjë duke u ngritur.

Kam dhënë deklarata, intervista, kam debatuar dhe kam sugjeruar ide, të cilat të shumtën janë vënë në jetë.

Mjaftonte të dilja me një supozim dhe shumicën e parlamentarëve i kisha pas vetes. Disa nga mëria më thoshin, vetëm pse isha seksi, gjeja mbështetje.

Tash për tash po dal me një propozim të prerë: votën do ta këmbeja me postin e presidentes së vendit. Nuk do të ishte e drejtë ligjore dhe kushtetuese, që vetëm shqiptarët t´i ushtrojnë postet kryesore shtetërore.

Ne kishim rastin kur edhe në SHBA, për herë të parë në histori, Obama me ngjyrë arriti të bëhej president i shtetit, për dallim kur udhëheqësit e Kosovës gjithmonë përpara i zgjedhte Serbia.

Unë së paku nuk jam me ngjyrë, po i takoi një komuniteti të adhuruar nga shqiptarët.

Po u pranua propozimi im dhe po u zgjodha presidente e Kosovës, unë do dal edhe me programin tim të punës, si presidente e parë e një komuniteti tjetër.

Sherif Ramabaja

 

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *