Si ndikon në tru shikimi videove me përmbajtje pornografiko-erotike

Sipas disa statistikave, një në tre gra në ShBA shikon rregullisht pornografi dhe 70 përqind e burrave të moshës 18 deri në 24-vjeçare i vizitojnë uebfaqet e pornografisë të paktën një herë në muaj. Mbrojtësit kundër pornografisë, siç është “YourBrainOnPorn”, dhe një grup i quajtur “Fight The New Drug” besojnë se përdorimi i pornografisë është një çështje e shëndetit publik për shkak të efekteve të saj në tru.

Advertisement

Por çfarë i bën saktësisht trurit tuaj ky veprim? Disa studime kanë treguar që “konsumimi” i pornografisë mund të ndikojë në ndyshimin e strukturës dhe funksionit e trurit dhe duke shkaktuar varësi. Por cili është ndikimi më i madh që e shkakton shikimi i videove me përmbajtje të tilla?!

Dopamina

Edhe kryerja e marrëdhënieve intime, edhe shikimi i pornografisë bëjnë që dopamina të lirohet në pjesën e trurit që është përgjegjëse për emocionet dhe të nxënit. Në fakt, dopamina është neurotransmetuesi që bëhet më aktivi në raste të tilla. “Ndryshimi kryesor është “vërshimi” i dopaminës. Shikimi i skenave me përmbajtje erotike shkakton reagim dopaminergjik”, tha për “Medical Daily” në një dërgesë elektronike Joe Schrank, specialist i varësisë dhe themelues i uebfaqes “TheFix.com” dhe “Loft 107.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *