Sulm në Zveçan, Kurti urgjentisht mbledhë këshillin e sigurimit
Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti është mbajtur sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në mbledhje është diskutuar për sulmin me granata dore në Postën e Kosovës në Zveçan me 1 prill
Poashtu bëhet e ditur se mbrëmë janë arrestuar katër ‘pelegrinë’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë
U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu.