Sulmi nga varret, Luftë e egër për pushtet e jo për shtet
Ndonëse kaluan më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e fundit, ende nuk është formuar asnjë institucion. Të gjithë po blejnë kohë, pa para, madje paguhen shumë mirë për punën që nuk e bëjnë apo edhe për bllokimet që i bëjnë. Presidentja e Kosovës, Vojsa Osmani në një pushim disaminutësh të ndërrimit të aeroplanit caktoi 15 prillin ditën kur do të funksionalizohet Kuvendi i Kosovës e që është brenda afateve të parapara me ligj. KM i Kosovës, Albin Kurthi nisi takimet me partitë më të fuqishme në Kosovë për formimin e institucioneve. Gjithashtu u takua me individë të fuqishëm e të pazëvendësueshëm, të njohur për angazhim të përhershëm dhe të pamohueshëm politik dhe patriotik, siç janë irredentisti nga Livaxha, Nenad Rashiq, Amazona nga Prizreni, Emilly Bronte Rexhepi, Faraoni nga Peja apo alter ego i Kaçketës, Elbert Krasniqi, Supermeni nga Prizreni, Fikrim Damka dhe disa jeniçerë të Erdoganit. Të gjithë këta e kënduan para Kurthit këngën “Besa – besë, besën ta kem dhënë, se për Turqinë, Serbinë dhe Egjiptin, jetën kem me e dhanë….”.
Thonë se Kurthi jo vetëm u përlotë por ra në trans nga besnikëria e këtyre përfituesve të posteve dhe privilegjeve në të gjitha qeveritë dhe regjimet në Kosovë, që nga përfundimi i luftës. Petalja kryesore e tërfillit fatsjellës ishte Adem Hodza nga Lista Serbe që shërbeu si xhoker në të gjitha regjimet dhe qeveritë duke e bërë të lumtur edhe Vojsa Osmanin me votën që u bë presidente. A do ta bëjë të lumtur edhe Albin Kurthin duke e votuar për KM të Kosovës?! Them se po, edhe Kurthin sikur edhe zemlaken e Radoiçiqit, “zonjën” Limoza Kulari – Gadafi. Adem Hodza ishte hapareshë në zyrën e uzurpuar nga Kurthi si të ishte vet Ymer Prizreni. Kurthi dukej i vogël, sigurisht nga modestia. Kur Kurthi ka nevojë për dikë apo diçka, shndërrohet në mizë, kur e shliron prapanicën, bëhet balenë apo elefant. Shkelë çdokënd apo çdo gjë që i del përpara, ata që e kanë ndihmuar apo përkrahur, i shkelë të parët e që është në përputhje me vlerat më të larta morale.
Rregullat e Gottit – Morali i Kurthit! Se Kurthi është largpamës në politikë dhe në edukatë seksuale tregon fakti se nuk i ftoi fare për konsultime partitë e minoriteteve, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Si e parasheh ligji për diskriminim pozitiv, e ftoi kryetarin e Nismës për Malishevën, Fatmir Limën, jo në zyrë por sipas disa mediave, në një restorant për një darkë pune. Disi si Darka e Judës. Pas kësaj, njeriu me trupin më të madh në LV e që nuk mund të thuhet e njëjta edhe për trurin, tha se e pati puna e qeverisë, falë Limës që për ta marrë Malishevën e brenë edhe hekurin. Pastaj, edhe kumbara i spasiqëve të Obiliqit, kriminelë lufte, i cili për shkak të gjenialitetit politik përsëri është bërë deputet, tha publikisht se Kurti do të jetë kryeministër, Glauk Bin Sherifi, kryetar i Mexhlisit sikur që edhe të tjerët do t’i kenë postet e njëjta, në bazë të meritokracisë dhe integritetit profesional të munguar. Në fund të fundit kush mund të zëvendësojë Donikë Katran Shvarcin, manikenen Lenka Çukon që ka bërë aq shumë reforma në fushën e dizajnit, floktarisë dhe manikyr – pedikyr. Apo Hajnrullahun, paramilitarin e Financave, Parazitin e Shëndetësisë, Sherlock Kaçket Holmsin, Cen Mishin dhe të tjerë me të cilët, me plotë të drejt m(b)urret Çlirimtari i Shtimes që fort bindshëm, në jetën e përditshme po e përditëson rolin e Jack Nikolsonit në filmin “Fluturimi mbi folenë e qyqes”.
Haxhi Qamili nga Pz, në paranojën e certifikuar legjendare po thotë se serbët e arrestuar në Jakovë dhe Perzeren kanë pasur qëllim që përmes luftës hibride (pordhëve dhe barutit) kanë ardhur ta rrëzojnë Albin Kurthin dhe ta rikthejnë në pushtet opozitën! Ese thuaj këtij hajvan, sipas kritereve të Kurthit. Është doppio hajvan. Po ta lëmë këtë humor të Zi e t’i kthehemi realitetit, që gjithashtu është i zi, katran i zi.