Tërhiqe deklaratën menjëherë” – qëndrimi i kryeministrit kanadez për Gazën i shqetësoi izraelitët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit kanadez, Mark Carney, dhe i ka kërkuar atij që t’i tërheqë menjëherë qëndrimet e shprehura gjatë një takimi në këtë vend.

Advertisement

Gjatë një tubimi në Calgary, dikush nga publiku bërtiti “Zoti Carney, në Palestinë ka pasur gjenocid”.

Carney iu përgjigj kësaj thirrje, “jam i vetëdijshëm. Prandaj kemi një embargo për armët”.

Reagimi nga kabineti i Netanyahut erdhi shumë shpejt, me kritika të ashpra ndaj qasjes së kryeministrit kanadez, shkruan cbc.

“Kanada ka qenë gjithmonë në anën e civilizimit. Edhe Carney duhet të veprojë ashtu. Por, në vend që të mbështesë Izraelin, një demokraci që po zhvillon një luftë të drejtë me mjete të drejta kundër barbarëve të Hamasit, ai po sulmon të vetmen shtet hebre. Carney, tërhiq deklaratën tënde të papërgjegjshme”, thuhej në deklaratën nga Izraeli.

Ndërkohë, Carney është deklaruar sërish lidhur me komentet gjatë tubimit, duke thënë se nuk e kishte dëgjuar fjalën “gjenocid” dhe se kishte shprehur thjesht fakte që lidhen me kufizimet në dërgesat e armëve.

“Ishte zhurmë. Kur je lart në podium, dëgjon pjesë të asaj që njerëzit thonë. Unë dëgjova fjalën Gaza, dhe qëllimi im ishte të theksoja që jam i vetëdijshëm për situatën në Gaza”, tha Carney.

Ndryshe, Izraeli dhe grupi militant palestinez, Hamas kanë nisur luftën më 7 tetor të vitit 2023.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *