Vdekja nuk është fundi i gjithçkaje
Pavarësisht sa gjatë jetojmë, pavarësisht arritjeve, pasurisë apo famës, fundi ynë është i pashmangshëm. Engjëlli i Vdekjes nuk harron askënd. Ai vjen pa paralajmërim, dhe në atë çast, gjithçka që marrim me vete nuk janë sendet materiale, por veprat tona, fjala e mirë që kemi thënë, dashuria që kemi dhënë ndaj njëri-tjetrit dhe ndikimi që kemi pasur në jetët e të tjerëve.
Vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por një rikujtim i fuqishëm që jeta është e shkurtër dhe e çmuar. Ajo na fton të jetojmë me qëllim, me ndershmëri, me dashuri dhe me përkushtim ndaj asaj që ka vërtet rëndësi.
Le të bëhemi dritë për të tjerët, të lëmë pas një gjurmë të mirë që nuk fshihet me kohën. Sepse në fund, nuk do të pyetemi nga Allahu sa kemi pasur, por çfarë kemi dhënë.
Allahu e di më së miri!
Shkruar nga Mukbil Shabani