Vjosa Osmani: indirekt kercenon Albin Kurtin, po rrezikohet funksionimi kushtetues shteterore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimin që do të zhvillojë nesër (e enjte) me liderët e partive parlamentare lidhur me situatën e krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit të ri.

Advertisement

Osmani vlerësoi se vonesat në këtë proces po shkaktojnë pasoja të drejtpërdrejta për vendin, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Mungesa e parlamentit nënkupton mungesë ratifikimi të marrëveshjeve ndërkombëtare, nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Po ashtu, nuk mund të miratohen ligje në mungesë të një kuvendi funksional,” tha Osmani.

Sipas saj, dëmi i dytë është ai i imazhit: “Sa më shumë që zgjat kjo situatë, aq më shumë dëmtohet imazhi i institucioneve, besueshmëria e qytetarëve dhe reputacioni ynë ndërkombëtar.”

E para e vendit tha se ka ftuar liderët e partive politike në një takim për të diskutuar rrugën përpara dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta që i shërbejnë vendit.

I falënderoj liderët që janë përgjigjur pozitivisht. Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh që mund të vazhdojnë në formate të ndryshme, qoftë kolektive apo individuale,” u shpreh Osmani.

Ajo theksoi se moskonstituimi i Kuvendit përbën rrezik për funksionimin kushtetues të institucioneve.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *